23:04 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Protesta e opozitës, procedimet e para për eksponentët demokratë (EMRAT)

23:17 | 24/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të qetë protestuesit sot, po të qetë edhe ata që i prisnin. Çfarë nuk u pa nga protesta në rrugë (VIDEO)

Kanë nisur procedimet e para për eksponentët e PD-së, të cilët organizuan protestën e sotme të opozitës e cila u përshkallëzua në disa zona të vendit, duke bllokuar pesë akset kryesore.

Policia e Fierit ka dërguar emrat e organizatorëve të protestës që bllokoi rrugën nacionale Lushnje-Rrogozhinë.

Kështu, emrat e parë janë: Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani dhe Moisi Meminaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot më datën 24.04.2017, Partia Demokratike zhvilloi një protestë publike e cila u shoqërua me bllokimin e rrugës nacionale Lushnje-Rrugozhinë.

Në këtë tubim nga shërbimet hetimore policore janë identifikuar si drejtues dhe organizatorë:

-Arben Ristani

– Myslim Murrizi

– Liljana Elmazi

– Roland Bejko

– Lefter Maliqi

– Luan Baçi

– Agron Kapllani

– Moisi Meminaj, ku ndër të tjera janë fotografuar dhe filmuar nga shërbimet përkatëse.

Gjithashtu janë identifikuar si pjesmarrës aktiv në këtë tubim 117 persona të cilët pjesa më e madhe janë banorë të Rrethit Lushnje, Divjakë, Rrethit Berat, Rrethit Fier, Rrethit Mallkastër etj.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe oficerëve të Komisariatit të Policisë Lushnje është kqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku është zhvillur tubimi.

Janë kqyrur, marrë dhe sekuestruar 3 (tre) DV, me pamje filmike dhe fotografi të tubimit të lartpërmendur, me qëllim indetifikimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve të tjerë në këtë tubim.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore – proceduriale dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, në ngarkim të shtetasve Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani, Moisi Meminaj, dhe personat e sipërpërmendur pjesëmarrës në tubim për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: protesta e opozites
Pas

Kreu i Mitrovicës lajmëron hapjen së shpejti të urës mbi lumin Ibër

Para

Joleza Koka e quan derr, Julian Deda: Tyryfyle, ti nuk mban mend ku ke fjetur

Para
Joleza Koka e quan derr, Julian Deda: Tyryfyle, ti nuk mban mend ku ke fjetur

Joleza Koka e quan derr, Julian Deda: Tyryfyle, ti nuk mban mend ku ke fjetur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.