Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 11:00 ashtu siç ishte paralajmëruar, ndërkohë që qytetarët nga rrethet kanë filluar që të nisen drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në tubim
Kështu nga Gjirokastra janë nisur 5 autobusë, ndryshe nga protesta e fundit këtë here vihet re pjesëmarrje më e madhe e banorëve të qarkut të Gjirokasrës.
Sa u përket rretheve të tjera, deri tani sipas të dhënAve 12 makina janë nisur nga Përmeti, 12 gjithashtu nga Tepelena dhe një autobus, nga Memaliaj 6 makina të vogla.
Ndërkohë nga Korça pritet pjesëmarrje e ulët pasi mungon organizimi i mirfilltë nga opozita.
Burime pranë PD bëjne me dije se qytetarët i janë drejtuar kryeqytetit me mjete të vogla. Pritej një pjesemarrje masive por sipas tyre presioni nga qeveria nuk ka lejuar organizimin në masë me autobusë. Ndërkohe, burime nga LSI thonë se drejt Tiranës janë nisur rreth 500 protestues ku 100 prej tyre janë nga qyteti i Pogradecit dhe pjesa tjetër nga Korçës.
Nga Kukësi drejt Tiranës janë nisur 800 protestues, nga Hasi 300 dhe nga Tropoja 200 protestues.