19:55 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës, reagon ambasada amerikane: Ata që dogjën mandatet të…

12:27 | 15/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon takimi midis Bashës dhe Kryemadhit, deputetët e LSI mbledhje në orën 17:00

Një ditë para protestës së opozitës, Ambasada Amerikane ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kërkon që të shmangen veprimet e dhunshme.

Ambasada shprehet se qeveria dhe parlamenti janë legjitim, dhe të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa vlerëson me superlativa procesin e Reformës në Drejtësi.

Ambasada e quan opozitën joparlamentare, dhe shton se nuk duhet të ndërhyjnë te deputetët e rinj që po mbushin sallën e Kuvendit.

Reagimi i ambasadës:

Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: ambasada amerikane
Pas

Hidhet shorti i Champions League, njihuni me përplasjet spektakolare që dhuron çerekfinalja

Para

”Ai djali që merrni ju nëpër gojë..”, deputetja e sapofutur në Kuvend kapet me Zhejin: U përdora politikisht!

Para
”Ai djali që merrni ju nëpër gojë..”, deputetja e sapofutur në Kuvend kapet me Zhejin: U përdora politikisht!

''Ai djali që merrni ju nëpër gojë..", deputetja e sapofutur në Kuvend kapet me Zhejin: U përdora politikisht!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

Media: Të shtëna ndaj turmës që priste ndihma në Gaza, 35 të vdekur

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Avokat Sevin Serjani në Fax News: Përplasja në Kuvend, e reja dhe e vjetra s’ndryshojnë asgjë

Nis rikonstruksioni i spitalit të Traumës: Investim 2.3 miliardë lekë për modernizimin e shërbimit

Administrata Trump Sanksionon mbi 30 subjekte dhe individë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.