06:15 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës, reagon dhe ambasada gjermane: Përdorimi i eksplozivëve i papranueshëm

16:39 | 08/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadorja gjermane jep “ultimatum”: Azilkërkuesit shqiptarë do t’i kthejmë me forcë, 5 vite do ndalohen të hyjnë

Pak orë përpara nisjes së protestës kombëtare të opozitës ka reaguar dhe ambasada gjermane në Tiranë. Ambasadorja Schütz deklaron se përdorimi i eksplozive apo sendeve të tjera shpërthyese është i papranueshëm.

Ambasada gjermane shprehet se është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës.

Deklaratë e Ambasadores Gjermane Schütz:

Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm.

Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

Siç është bërë e zakonshme përpara protestave kombëtare të opozitës, edhe përgjatë ditës së sotme ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së kanë bërë thirrje për të shmangur elementet e dhunës.

Delegacioni i BE-së e vë theksin te e drejta e çdo qytetari për të protestuar, por pa shkaktuar dhunë dhe pa dëmtuar institucionet. Përfaqësuesit e BE bëjnë thirrje që palët të ulen urgjentisht në dialog.

Më herët një deklaratë të fortë për drejtuesit e opozitës bëri dhe zëvendësndihmës sekretarui amerikan i shtetit Palmer, i cili tha se në rast se do të ketë dhunë përgjegjësia do të bjerë direkt mbi Bashën dhe Kryemadhin. (lexo edhe ketu) 

Kjo është protesta e tetë kombëtare e opozitës, që kërkon në mënyrë të palëkundur dorëheqjen e Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Protesta e sotme vjen katër ditë pas publikimit të audiopërgjimeve nga Bild, ku drejtuesit e PS-së në Shijak dhe Durrësit u evidentuan në komunikime të vazhdueshme me kreun e banës së Shijakut Astrit Avdylaj.

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: ambasada gjermaneprotesta e 8 e opozitesreagimi i ambasades gjermane
Pas

Foto me të bijën që nuk do ta njohë kurrë

Para

Prej kohësh pjesë e spektaklit, Flor Binaj dhe Ledio Lako flasin për largimin nga Portokallia

Para
Prej kohësh pjesë e spektaklit, Flor Binaj dhe Ledio Lako flasin për largimin nga Portokallia

Prej kohësh pjesë e spektaklit, Flor Binaj dhe Ledio Lako flasin për largimin nga Portokallia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.