Protesta e ditës së nesërme e oraganizuar nga opozita, për një sërë prblematikash në vend, është komentuar edhe nga OSBE.
Zyrtarët e OSBE-së duke e mbëshetur protestën shpresojnë që ajo të jetë miqësore dhe sa më shumë demokrate.
Në një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u takua me disa zyrtarë të lartë të vendit, duke shprehur vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së
Ata gjithashtu janë shprehur gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend e ndërsa në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga Opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.