Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi është shprehur se Partia Demokratike ka si pasion të vjetër rrëzimin e qeverisë socialiste. Sipas Petro koçit në në vitin 98’ kur Shqipëria strehoi mijëra Kosovarë, Partia Demokratike dilte në demostratë me sloganin “ qeveri hajdute”.
Postimi i plotë i Petro Koçit
Rrezimi i qeverive socialiste eshte pasion i vjeter ne PD. Ne ’98-’99en, kur ne Shqiperi u strehuan mijera familje te vellezerve te Kosoves, keta te PD dilnin cdo dite ne demostrate me sloganin “qeveri hajdute, qeveri komuniste, qeveri tradhetare” kunder qeverise Majko! Pra, kot bejne sikur mendojne se kane hallin e “krimit”.
Kane hallin e pushtetit!