16:49 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Protesta e opozitës synon presion mbi Metën, shenjë e varfërisë së mendimit politik të liderit të opozitës”

19:15 | 22/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Protesta e opozitës synon presion mbi Metën, shenjë e varfërisë së mendimit politik të liderit të opozitës”

Gazetari  Sokol Balla në një analizë për “Java News”,  duke komentuar protestën e opozitës ka shkruar se çadrën e protestës e sheh  më shumë sesa shenjë e shqetësimeve për reformën e munguar zgjedhore, është shenjë e varfërisë së mendimit politik të liderit të opozitës.

“Basha ka kopjuar keq një situatë të 2010-ë, kur gjashtë shtatë muaj pas një përpjekjeje të rregullt kushtetuese të opozitës pas një rezultati thuajse të barabartë elektoral në zgjedhjet e qershorit 2009, për të ngritur një komision hetimor, ajo nisi një grevë urie për hapjen e kutive. Greva u ndërpre, pas një telefonate dhjetë minutëshe të ambasadorit amerikan të kohës, i cili premtoi një negociatë ndërkombëtare. E cila përfundoi me një darkë qesharake në Strasburg, paguar nga taksapaguesit europianë. Shtatë vjet me vonë Lulzim Basha, i cili nuk ka asnjë skenar më kreativ se i Edi Ramës për të ardhur në pushtet, ngre një tendë të ngjashme, katër muaj para zgjedhjeve, duke paragjykuar një rezultat, që nuk ka ndodhur akoma, pavarësisht se e kanë të qartë të gjithë. I vetmi sukses që ka prodhuar, ngjashëm me çadrën e Ramës në 2010, është i diskutueshëm: Ashtu si atëherë, zyrtarët europianë po i kalojnë anash tendës dhe po i thonë atij, siç i thonin dhe Ramës, të kthehet në parlament. Ndryshimi është se për këtë, nuk po i ofrojnë Bashës, as edhe një darkë me mish keci në Strasburg. Luli, ama, ndryshe nga Rama, nuk kthehet dot në parlament. Ndonëse ai do të donte, vendimi nuk është i tij” shkruan Balla.

Po ashtu Balla ka thënë se lideri i PD është Berisha dhe se ai po i bën presion përmes protestës Ilir Metës.

“Sali Berisha, lideri i padiskutueshëm i të djathtës, ka vendosur t’i japë atij shansin e fundit: Një protestë bojkot, që synon të bëjë presion mbi të vetmin faktor që mund të ndikojë në një rezultat tjetër në 18 qershor: Ilir Metën”, shkruan Balla.

Gjithashtu, Balla ka shkruar se mundësia e bllokimit të Vettingut është qesharake.

“Pikë së pari, oferta e ashtuquajtur e bllokimit të vettingut, është qesharake. Edhe nëse Luli e bllokon vettingun për një vit, oferta presidenciale e Ramës për Metën është pesë deri në dhjetë vjet më e gjatë. Por dështimi i vettingut fut në izolim ndërkombëtar partinë më europianiste të vendit, që lindi si mision për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Dhe sa për të qenë i qartë: Më të rrezikuar nga Vettingu janë ish-pushtetarët e PD plus familjarë, dhe disa ministra aktualë dhe jo Meta dhe të tijtë” shkruan Balla.

 (M.D/ Shuplaka)

 

 

Etiketa: analizaopozitaSali Berisha
Pas

Klosi dhe Kodheli në Bulqizë: Më shumë shërbime për njerëzit në nevojë… nëse punoni më shumë! (VIDEO)

Para

Ilir Meta para mbledhjes: Kam një shqetësim për protestën e opozitës

Para
Ilir Meta para mbledhjes: Kam një shqetësim për protestën e opozitës

Ilir Meta para mbledhjes: Kam një shqetësim për protestën e opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia dhe tatimet aksion te zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, arrestohet ish-drejtori Leonidha Çobo dhe CEO Hongping Xiao

Ambasada gjermane kritikon Serbinë për mosndëshkimin e autorëve të sulmit në Banjskë

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2.5%

13 persona u plagosën pasi dy autobuzë u përplasën në New York

Aksident në Fushë Arrëz/ Makina përplas dy turistët me motoçikletë, dërgohen me urgjencë në spital

Zegjine Caushi humbet mandatin

Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një marrëveshje tregtare me Indinë

Kapet në flagrancë me doza droge gati për shitje, pranga të riut në Sarandë

Vatër e re zjarri në Zaranikë, përfshihet ullishtja në veri të Elbasanit

Blushi publikon dokumentin: Lobimet, Meta asnjë lidhje. SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.