20:19 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës/ Tregon listën e borxheve, ja revolta e qytetarit nga Korça: Si të mos protestoj?

21:30 | 02/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës/ Tregon listën e borxheve, ja revolta e qytetarit nga Korça: Si të mos protestoj?

Është zhvilluar gjatë ditës së sotme protesta e përshkallëzuar e opozitës në rang qarku, e cila ndryshe nga herët e kaluara ditën e sotme ka vijuar për rreth 2 orë rresht ndërkohë që janë bllokuar akset kryesore nacionale.

Pjesë e protestës kanë qenë mijra protestues, jo vetëm militant të Partisë Demokratike, por edhe qytetarë të thjesht të cilët dalin dhe protestojnë për hallet dhe problemet e tyre. Ndër ta ajo çka të bënë më tepër përshtypje është ky i zotëri, i cili i revoltuar ndaj udhëheqjes së kryeministrit ka treguar motivin e vërtet se pse po proteston.

“Po si të mos protestoj? Unë po protestoj të ik Rama, sepse nuk di të udhëheq. Ta marrësh pushtetin është shumë e lehtë. Unë jam i sëmurë, s’kam lekë të marr ilaçet tani”. – u shpreh protestuesi ndërkohë që nxjerr përballë kamerës një listë të gjatë me borxhe që ka nëper dyqane.

Protesta e sotme e opozitës është zhvilluar nga ora 18:00-20:00, ndërsa kryedemokrati Basha në mbyllje tha se protestat do të vijojnë deri më 30 qershor, kur do të shpallet data e zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme të parakoshme. Ai u shpreh i vendosur për të pamundësuar zgjedhjet e 30 qershorit, nëse mazhoranca vendos ti zhvillojë e vetme.

Protestën e sotme, në mbështetje të qytetarëve të Korçës ka qenë ish deputeti Ervin Salianji, i cili ka mbajtur një deklaratë të fortë në lidhje me situatën politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor.

Ndërsa akuzoi kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor për bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë, ish deputeti është shprehur se zgjedhjet nuk zhvillohen pa një qeveri tranzitore dhe se nëse Rama nuk largohet deri në 30 qershor opozita do të pamundësojë zgjedhjet.

“Edi Rama po i bllokon integrimin Shqipërisë. Në protestën e sotme në Korçë janë mbledhur mijëra qytetarë. Kjo protestë qytetare tregon një qëndresë. Ne do të jemi në mbështetje të qytetarëve. Nuk mund të mbahen zgjedhje vetëm më prezencën e një pale politike.

Zgjidhja e krizës do të vijë vetëm me një qeveri tranzitore dhe largimin e Ramës. Nëse Rama nuk largohet deri në 30 qershor ne do të pamundesojmë zgjedhjet dhe populli nuk lejon vendosjen e tiranive. Tiranit vetëm përmbysen.”

(B.L/FAXWEB.AL)

Etiketa: LISTA E BORXHEVEprotesta e opozitesQYTETARI KORÇARREVOLTOHET QYTETARI KORÇAR
Pas

Materiali i pa publikuar/ Si dyshonte Enver Hoxha se berberi e spiunonte

Para

‘Nxehet’ Gent Cakaj, përplaset me analistin për takimin me Angela Merkel

Para

'Nxehet' Gent Cakaj, përplaset me analistin për takimin me Angela Merkel

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.