02:49 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës, zbulohet mesazhi i ambasadës së SHBA-ve për qytetarët e saj

08:43 | 21/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PROTESTA/ Flasin familjarët e të arrestuarve: Gjykata t’i lirojë, sërish në shesh

Në një kohë kur opozita pritet që të protestojë sot përpara Kuvendit, ambasadat në vendin tonë, duket të jenë vendosur në Bllok kundër djegies së mandateve dhe vendimeve ekstreme.

Ambasada e SHBA-së ka dërguar sot një mesazh për shtetasit e saj, ku paralajmëron se protesta mund të shtrihet në disa pika të tjera të kryeqytetit, si dhe mund të ketë elemente dhune.

“Kohëzgjatja e protestës është e panjohur, protestuesit mund të marshojnë dhe në vende të tjera. Ekziston mundësia për dhunë. Shërbimet konsullore të planifikuara për sot në mëngjes janë anuluar. Demostruesit protestojnë kundër qeverisë shqiptare”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në drejtim të qytetarëve të saj.

Ndërkohë që në një postim të bërë në Facebook, Ambasada shkruan: Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.

Thirrje për të shmangur dhunën në protestën e sotme ka pasur dje dhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, pas një takimi që zhvilloi në selkinë blu me kryedemokratin Basha.

Për shkak se mund të kishte elemente të dhunës, që është mohuar nga ana e opozitës, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi anuloi dhe seancën në Kuvend.

Kujtojmë se Policia e Shtetit u bëri thirrje organizatorëve të protestës, që zhvillohet sot para Kuvendit, që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga ana e protestuesve.

Në deklaratën zyrtare, lidhur me masat e marra për tubimin që do të zhvillohet nga opozita, Policia thotë se ka të dhëna se synohet hyrja me forcë në Kuvend, si dhe për nxitje dhune e organizime me natyre kriminale.

“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë. Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit u bën apel, në radhë të parë, organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues”- tha Policia.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: ambasada e SHBAdhune ne protestemesazhiprotestaprotesta e opozites
Pas

U vu përballë provave, Roland Milo pranon vrasjen e shokut të tij

Para

Frikë nga protesta e opozitës, administratës i shpërndahet një SMS në mes të natës

Para
FOTOGALERI/ Studentët “i rrëzojnë” baterinë Ramës, i çojnë dhjetra sms (Biseda që s’duhen humbur)

Frikë nga protesta e opozitës, administratës i shpërndahet një SMS në mes të natës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.