07:54 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e studentëve, Delvina: Tani është momenti, jo të gjithë zërat kanë dalë në skenë

14:59 | 10/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

I ftuar në studion e Fax News, Erion Delvina, specialist për mediat, u shpreh se këshillat studentor janë shmangur nga kjo protestë, sepse janë shtresa të ndryshme dhe në numër të madh studentësh që nuk po gjejnë zë aty.

Sipas tij, formalisht nuk janë kryer zgjedhje për këshilla studentor dhe kjo mbase ndikon që të mos kenë një zë të unifikuar. Studentët – tha ai – duhet të kenë mundësinë e të qënit të përfaqësuar si njerëz të jetës universitare.

Sa u përket grupimeve apo individëve që marrin pjesë në protetën e studentëve përpara Ministrisë së Arimit, Delvina u shreh se, – “Aty mund të ketë njerëz që vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë që vijnë aty për të shprehur atë që kanë për të shprehur. Nuk kanë munguar precedentët për formimin e diçkaje politike në të shkuarën duke e përdorur pakënaqësinë e të tjerëve. Por kjo lëvizje duhet të jetë e hapur, të gjithë të vijnë aty dhe le ti ndjekin secili synimet e tyre. Kjo nuk është e dëmshme”.

Delvina tha se duhet të ketë një komunikim dhe bashkëpunim të brendshëm midis studentëve.

Ai tha se lëvizja për universitetin, është më konsistentja në çeshtjen e arsimit.

Duke folur për debatin e fenomenit të plagjiaturës në nivelet më të larta të pedagogëve dhe përfaqësuesve të politikikës ai u shpreh se plagjiarizma nuk është i vetmi problem në doktoraturë, ato po përdoren politikisht, pasi jo të gjitha plagjiarizmat janë të tilla por kanë probleme shkencore, statistikore dhe studimore.

Delvina shtoi se trupa e padagogëve duhet të dalë në skenë sepse ka akademik të cilët vlejnë shumë më tepër nga sa ne i njohim.

Sipas tij, kërkesat studentore dhe ky moment është historik, e mira është që presioni të rritet, sepse kjo u shërben të gjithëve.

“Kjo protestë do të prodhojë një produkt dhe produkti do t’u shërbejë tre dekadave të ardhshme. Jo të gjithë zërat kanë dalë në këtë protestë, tani është momenti që të dalin të thonë atë që kanë bluar gjithë këtë kohë. Nuk parashikoj dot se çdo të ndodh nesër, sepse ngjarjet mund të rrjedhin jashtë parashikimeve. Jetojmë në epokën e komunikimit e cila shmang tjetërsimet, shtrembërimet dhe manipulimet. Sot njeriu mund të jetë ashtu siç është përmes rrjeteve sociale,” – tha Delvina.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Rama nuk shpëton, diga është çarë

Para

55 të dënuar në Burrel, letër ministrisë së Drejtësisë, ja çfarë kërkojnë

Para
55 të dënuar në Burrel, letër ministrisë së Drejtësisë, ja çfarë kërkojnë

55 të dënuar në Burrel, letër ministrisë së Drejtësisë, ja çfarë kërkojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.