I ftuar në ‘Fax News’ aktivisti Mirjan Aliaj tha se protesta e studentëve ditën e nesërme ka si qëllim përmbushjen e tre kërkesave.
1-Përgjysmimi i tarifës
2-Mbrojtja e gjuhës së huaj ne universitetin shtetëror dhe jo tek privati
3-Heqja e rregullit që studentët të paguajnë dyfish më shumë kur ata mbartin një lëndë.
Aliaj tha se këto tre kërkesa të studentëve duhet të merren paraysh nga ministria e Arsimit. Ai tha se financimi I universitetit publik garantohet në masën 60% nga studentët, ndërkohë që kushtet dhe infrastruktura sipas tij lënë për të dëshiruar.
Ai tha gjithashtu se edhe pedagogët shumë herë mungojnë dhe nuk vijnë të shpjegojnë pasi kanë humbur interesin.
“Përgjysmimi i tarifës, heqja e kushtit për të mbrojtur gjuhën e huaj tek private dhe jo tek shteti ku duhet të paguajmë dhe para, dhe kjo është një klientelizëm. Gjithashtu në master është një rregull I çuditshëm, nëse mbart një lëndë duhet të paguash dyfish më shumë.
studebtët financojnë 60% të universitetit, edhe kushtet nuk janë të justifikueshme. Qëllimi është që tarifat të shkojnë në nivelin e privatit”, tha Aliaj.
Aktivisti gjithshtu tregoi në ‘Fax News’ se edhe disa nga pedagogët kanë humbur interesin dhe shpesh herë nuk vijnë të shpjegojnë.
“Disa nga pedagogët kanë humbur interesin dhe nuk vijnë shumë të shpjegojnë, infrastruktuara është skandal, auditorët është skandal. Reagimi i ministres së arsimit ishte mospërfillës. E vetmaja zgjidhje është të bashkohemi për të drejtat tona’, përfundoi Aliaj. (B.H/Faxweb)