Drejtoresha e Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor në Gjirokastër Doriana Demo, feston duke hedhur valle. Pas saj është kryetari i PS Gjirokastër Bledi Kaci, më pas drejtues të tjerë socialistë përfshirë madje dhe kreun e Zyrës së Përmbarimit të Gjirokastrës Klodian Micka. Në një kohë që Shqipëria është kapur nën darrën e protestave studentore, duket se në Gjirokastër, hesapet me ta kanë marrë fund.
Mbrëmjen e kaluar, një pjesë e mirë e studentëve protestues shumica konviktorë, i janë gëzuar festave të fundvitit me një party-night.
Në pamjet që janë servirur qëllimisht nga punonjës të Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve, shihen studentët të cilët deri para pak ditësh, kanë hedhur akuza direkte ndaj drejtoreshës së konvikteve Demo për mungesë kushtesh ndërsa e kanë kaluar këtë situatë me këngë e valle.
Jo vetëm kaq por strukturat socialiste në Gjirokastër me Doriana Demon drejtoreshën e konvikteve që është njëkohësisht edhe kryetare e Forumit të Grave Socialiste në Gjirokastër, kanë organizuar një tjetër party në një kohë kur varfëria ka prekur ekstremin në jug të vendit.
https://youtu.be/M9iFAy06TRg