Banorët e Astirit vijojnë të protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre nga projekti i “Unazës së Re” prej disa muajve tashmë.
Të mbështetur edhe nga deputeti i opozitës Klevis Balliu, veç thirrjeve të tyre ndaj policisë për të gjetur personat të cilët hynë me makinë në mes të turmës duke terrorizuar protestuesit, një prej banorëve, në fjalën e tij ka denoncuar një aferë korruptive duke e akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas banorit, Veliaj ka mashtruar duke futur duart, sikurse është shprehur ai, edhe në fondet e jetimëve. Banori tha se: “Sot me erdhi me SMS dicka tjetër. Ky Erion Velia ka mashtruar duke futur duart edhe në fondet e jetimëve. Ai ka përlyer duart edhe me ketë. I them Erion Veliaj që për zgjedhje ejani po mundët të merrni vota në zonën e Astirit…”
Ndërkohë në fjalën e tij ish deputeti Balliu nuk ka lënë pa komentuar edhe videon e fundit të ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke kërcyer në një klub nate, pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të për bashkëpunim dhe trafik droge. Në fjalën e tij Balliu është shprehur:
“Mirëmbrëma heronj të Unazës. Shikojeni pak në krahun e djathtë se si e ka bllokuar sot rrugën Policia. Po pse nuk i keni bllokuar në fillim, sepse e patë që banorët e “Unazës’ nuk i provokoni dot. Por a kishte gjë më të turpshme se ajo video që është shpërdarë në rrjetet sociale.
Një njeri që futi drogën në shkollat e fëmijëve tanë, shkon dhe na bredh klubeve të natës dhe na kërcen. Po pse kërcen? Sepse ka përgjime për Edi Ramën. Sepse nuk janë gjykatat që ata vendosin. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, Se si një njeri që rrezikon 20 vite burg gjen kohë dhe na del e kërcen.
Ndërsa çunat tanë qëndrojnë në burg, kurse çuni i krimit, Saje Qorri kërcen në klube nate.
Drejtësia ka rënë në tokë, shteti ka rënë në tokë, dhe ju takon juve ta merrni situatën në dorë. Por kjo nuk ka se si të bëhët kur në krye të qeverisë është kumbari i krimit Edi Rama. Ndaj ju ftoj të gjithëvë më datë 13 për të marrë në dorë fatin e vendit”.
Discussion about this post