23:11 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta historike në Beograd, Marta Kos: Tubim paqësor

10:12 | 16/03/2025
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta historike në Beograd, Marta Kos: Tubim paqësor

Në Beograd, dhjetra mijëra qytetarë të udhëhequr nga lëvizja e studentëve, një ditë më parë morën pjesë në një nga protestat më të mëdha që nga rënia e Slobodan Millosheviçit.
Në lidhje me këtë tubim të popullit serb, ka reaguar edhe Komisionerja e BE-së, Marta Kos ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ata demonstruan në mënyrë paqësore.

“Një numër i paprecedentë i qytetarëve serbë demonstroi në mënyrë paqësore sot në Beograd, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe institucione të forta dhe të përgjegjshme demokratike. Falenderoj të gjithë ata që siguruan sigurinë e tyre. Një marrëveshje për reformat, të cilat janë të nevojshme për rrugën e Serbisë në BE duhet të pasojë”, shkroi Marta Kos në X.

Protesta e djeshme u konsiderua si më e madhja përgjatë këtyre 4 muajve protesta që kanë sfiduar pushtetin autokratik të presidentit Aleksandar Vuçiç, ndërsa shifra e pjesëmarrjes prej 107 mijë veta u konfirmua nga ministria e Brendshme e Serbisë.

Studentë dhe qytetarë të tjerë kërkuan përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.
Deri më tani, mbi dhjetë persona janë akuzuar për shembjen e çatisë, ndërkohë Kryeministri Millosh Vuçeviç, dha dorëheqjen në janar, së bashku me kryetarin aktual të bashkisë.

Vuçiç, i cili shihet si njeriu që sakrifikoi kryeministrin për të ruajtur pozicionin e tij, ka refuzuar formimin e një qeverie kalimtare dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda gjashtë muajve. Ai ka akuzuar Perëndimin për organizimin e protestave me synimin për ta larguar nga pushteti dhe për të “shkatërruar Serbinë”, duke përdorur një narrativë të ngjashme me atë ruse.
Një grup eurodeputetësh i ka dërguar një letër presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke paralajmëruar se “reagimi i Serbisë ndaj protestave do të jetë një provë vendimtare e angazhimit të saj ndaj standardeve të BE-së”.

Etiketa: marta kosprotesta
Pas

Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

Para

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Rama shpreh ngushëllimet: Jemi të gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme

Para
“BE është aq e dëshiruar që Shqipëria të bëhet pjesë e saj”- Rama: Shpejtësia e procesit më e larta ndonjëherë krahasuar me vendet e tjera

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Rama shpreh ngushëllimet: Jemi të gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.