Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reguar përmes një statusi në Facebook për incidentet që ndodhën në protestën e ditës së djeshme. Blushi shkruan se policia e shtetit tentoi tu marrë jetën protestuesve paqësorë, ndërkohë që ata marshuan në shesh për të drejtat e tyre.
Blushi vendos në përgjegjësi krerët e shtetit për incidentet me të cilët u hasën protestuesit në tubimin e 7 tetorit.
Postimi i plotë i Blushit:
Fytyra e vërtetë kriminale e Narkopolicisë që tentoi mbrëmë të digjte të gjallë protestuesin paqësor!
Këta kriminelë me uniformë, që tentojnë të marrin jetë njerëzish për të mbajtur me gjak në pushtet, Kryehajdutin, Kryebanditin dhe Kryetradhëtarin e kombit, Edi Rama, e kanë personale me qytetarët dhe me opozitën.
Më të vendosur se kurrë për të ndëshkuar pa mëshirë dhe me çdo çmim Narkoshtetin.