08:20 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta kundër HEC-eve/ Valbona “rrjedh” në sheshin Skënderbej

18:40 | 22/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta kundër HEC-eve/ Valbona “rrjedh” në sheshin Skënderbej

Në luginën e Valbonës, një nga perlat e alpeve shqiptare por jo vetëm po ndërtohen HEC-ce. Pavarësisht protestave dhe thirrjes së ambientalistëve për të ndalur këtë shkatërrim, puna vazhdon.

Për këtë, më 24 maj do të protestohet në Tiranë, në Sheshin ‘Skënderbej’ në orën 21:00 ku Valbona do të shfaqet vizualisht me zërin e saj original si një alarm për të për të reflektuar dhe ndaluar shkatërrimin e perlave shqiptare.

Projekti i instalacionit koordinohet nga shoqata TOKA, ojf-ja që po drejton fushatën kundra HEC-eve brenda Parkut Kombëtar, nga Catherine Bohne (drejtoresha e organizatës), Andi Tepelena (përfaqesues e skenes së pavarur kulturore në Shqipëri) dhe Adelina Stuparu.

Njoftimi i plotë:

Ne 24 Maj 2018 ne oren 21:00, lumi Valbona do te rrjedhe ne Sheshin Skenderbej ne Tirane, per te protestuar kundra ndertimit te HEC-eve qe kercenojne 30 km pergjate tij. Nen sulmin e 14 HEC-eve te planifikuara – 3 prej te cilave jane tashme ne ndertim e siper – lumi Valbone eshte nder te fundit lumenj te eger te mbetur ne Europe, si dhe zemra e Parkut Kombetar te Lugines se Valbones ne veriun e Shqiperise. Protesta eshte nje apel ndaj vendimarresve, ne vecanti ndaj kryeministrit Edi Rama, per te ndalur ndertimin e HEC-eve ne Parkun Kombetar, per te mbrojtur lumin, dhe ekosistemin unik te tij, si dhe komunitetin e banoreve qe jeton aty.

Ky projekt shpreh artistikisht zemerimin e Valbones qe me ane te anes vizuale dhe zerit te saj origjinal do te ushetije ne qendren e kryeqytetit si nje alarm per te reflektuar dhe ndaluar shkaterrimin e perlave shqiptare. Kjo forme arti-proteste tenton ti jape Valbones forcen e vete-protestimit ne publik.

Koncepti i lumit qe pushton sheshin ne shenje proteste eshte i pararendur nga protesta te panumerta te organizuara ne Valbone dhe Tirane per te ndalur HEC-et. Banoret vendas gjithashtu jane te perfshire ne nje sere betejash ligjore per te mbrojtur Parkun Kombetar. Ishte vetem para 10 vjetesh qe fshatrat malore brenda Parkut u hapen ndaj botes, ndersa Lugina se Valbones konsiderohet tashme si nje nga destinacionet outdoor kryesore ne Europe.

Ka shume elemente ne loje, dhe shkencetaret konfirmojne shqetesimet e tyre. Nje studim i fundit thote se 49 specie europiane qe jetojne ne uje te embel ose do te zhduken ose do te humbin me 50-100% shperndarjen e tyre ne Ballkan, si rezultat i aktivitetit te akumuluar te HEC-eve ne rajon. Shtimi i HEC-eve duhet te marre parasysh gjithashtu ndryshimin klimatik: Europa Jug-lindore u perball me nje sere thatesirash vitin e shkuar, qe rezultuan ne kriza energjitike. E me gjithe keto rreziqe, numri i HEC-eve te vogla po rritet ne menyre konstante.

Projekti i instalacionit koordinohet nga shoqata TOKA, ojf-ja qe po drejton fushaten kundra HEC-eve brenda Parkut Kombetar, nga Catherine Bohne (drejtoresha e organizates), Andi Tepelena (perfaqesues e skenes se pavarur kulturore ne Shqiperi) dhe Adelina Stuparu. Projekti eshte bere i mundur me mbeshtetjen financiare te Guerilla Foundation te bazuar ne Berlin, Lush UK, dhe shume donatore te tjere nga Hollanda te cilet kontribojne financiarisht ne grantet e vogla te menaxhuara nga XminY Foundation. Artisti bashkekohor Klodian Dedja ka dizenjuar nje instalacion zanor dhe pamor i cili sjell simbolikisht Valbonen nga Parku Kombetar ne sheshin Skenderbej, ne zemren e kryeqytetit shqiptar.

Eja dhe prek lumin e Valbones ne sheshin Skenderbej! Qendro krahe mbrojtjes se tij!

(B.H/Faweb)

Etiketa: Hec-etprotesta ne Tiranevalbona
Pas

Emri/ Kush është i riu që tentoi të grabisë bankën dhe terrorizoi banorët me të shtëna arme

Para

Zuckerberg kërkon ndjesë për shkeljen e të dhënave. Këtë javë vendime të reja për ‘Facebook’

Para
Zuckerberg kërkon ndjesë për shkeljen e të dhënave. Këtë javë vendime të reja për ‘Facebook’

Zuckerberg kërkon ndjesë për shkeljen e të dhënave. Këtë javë vendime të reja për ‘Facebook’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.