Protesta e banorëve të Verrisë në Fier kundër ndërtimit të incineratorit ka shkaktur përplasje me policinë, ku disa prej banorëve janë dhunuar prej forcave të rendit.
Siç tregojnë banorët për ‘Fax News’ policia ka përdorur dhuna ndaj tyre për ti shpërndarë pasi ata nuk kanë pranuar të largohen. Njëri nga banorët ka treguar për ‘Fax News’ se si kishte rënë pa ndjenja pasi ishte goditur me shkop pas koke.
Banorët thonë se ata me protestën e tyre po mbrojnë të ardhme e fëmijëve të tyre por kërkesat e tyre për të mos ndërtuar këtë incinerator nuk I mori askush parasysh.
Ata shprehen të indinjuar me qeverinë ndërsa deklarojnë se qeveria më mirë të bëjë një kapanon e ti fusë të gjithë për ti helmuar se sa ti vrasë në këtë mënyrë. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=hv0vR2IxUR4&feature=youtu.be