Policia ka shoqëruar gazetarin e FaxNews, Preng Gjikola, në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme nga banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë, kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në zonë.
Banorët të revoltuar bllokuan në shenjë simbolike për rreth 10 minuta ‘Rrugën e Kombit’, në mënyrë për t’i dhënë jehonë zërit të tyre dhe për t’u dëgjuar nga instancat shtetërore për gjetjen e një zgjidhjeje për problematikën.
Kundërpërgjigjja e shtetit ishte e menjëhershme por jo për t’i dhënë zgjidhje problemit por për të shpërndar turmën përmes shoqërimeve në polici.
Mes të ndaluarve është dhe gazetari i Faxnews i cili kishte shkuar për të raportuar protestën e banorëve.