Po vijon protesta kundër paktit detar me Greqinë. Një nga qytetarët i pranishëm në protestë, dhe i maskuar ka drejtuar akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
“Nuk ka bir k**** të marrë qoftë dhe 1 milje det, i bëj thirrje Edi Ramës.”
Një tjetër qytetar ka thënë:
“Shqipëria nuk është e politikanëve, Shqipëria është e jona. T’i dalim zot vendit tonë. E duam Camërinë.”
Në protestën e sotme, kanë marrë pjesë aktivistë të shoqërisë civile, student dhe qytetarë të thjeshtë. Protesta ka qenë apolitike, duke mos lejuar përfaqësuesë politikë dhe flamuj politikë.
Njëri nga protestuesit, Albano Idrizi, kryetar i klubit të patriotëve të rinj, ka folur për Camërinë, vendin e tij të origjinës, dhe e ka quajtur të papranueshëm faktin që në bisedime nuk pranohet çështja çame.
(F.G/Faxweb.al)