Në ditën e katërt të protestës forca të shumta të policisë janë parë në kryeqytet, ndërkohë që kanë nisur edhe incidentet e para.
Tashmë protestuesit kanë nisur që të shkatërrojnë koshat e mbeturinave si dhe kanë thyer xhamat e Minitrisë së Infrastrukturës, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga forcat e policisë.
Mësohet se të rinjtë tashmë janë drejtuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës ndërkohë që tharrasin në kor “Rama ik” , “Duam Drejtësi”.
Siç raportohet nga gazetarët në terren, institucioni i kryeministrisë është blinduar nga forca të shumta të policisë së Rendit dhe Shqiponja.
Sot ka nisur protesta e katërt për vrasjen e Klodian Rashës, pasi pas largimit të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, kërkohet edhe largimi i drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit.