A do të jetë data 22 mars dita kur do të zhvillohet protesta e radhës nga opozita? Saimir Korreshi na jep këtë përgjigje:
“Nuk e konfirmoj, por di të them se 20 shkurti ishte një ditë e shënuar. Besoj se dhe kësaj here do të jetë një protestë simbolike”.
I pyetur nga Albi Rakip nëse do të shohim përsëri të njejtin skenar, Korreshi u përgjigj se nuk ka ende një konfirmim nga Partia Demokratike.