Sekretarja e PDIU-së Mesila Doda ka folur në ‘Fax News’ lidhur me protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Doda tha se protesta po tentohet të manipulohet, por studentët nuk duhet ta lejojnë këtë. Ajo theksoi se gabimi që po bëjnë studentët është se pos hkojnë drejt vetëizolimit, duke përmendur edhe largimin nga protesta të banorëve të Astirit.
“Protesta po tentohet që të manipulohet, ka pasur disa momente që ka pasur disa veprime që rrezikojnë ta çojnë në një çështje të izoluar.
Protesta është një energji shumë e mirë, tregon se ka energji për të reaguar. Ka patur disa grupe, biles sot në vend që të kërkonin të drejtat tyre, thonin ‘jo politikë’ por me sa pashë asnjë nga politika nuk kishte ndërmend që të afrohej dhe i lanë që të rrisnin veten e tyre, se është detyrë e tyre që të rrisin veten e tyre. Por po vetëizolohen dhe kjo do të thotë që nuk kanë shanse të arrijnë atë që duan të arrijnë duke u vetëizoluar. Largimi i banorëvë të Astirit përshembull ishte një nga gjërat që nuk e fuqizon protestën por e izolon më shumë.
Studentët duhet të bëhen e ardhnmja e këtij vendi dhe ata nuk duhet të pranojnë të manipulohen as nga komunistët, as nga neo-komunistët, as nga ata që fut pushteti sot për të mbajtur protetsën të mbyllur. Ata duhet të shpërthejnëe, sigurisht larg politikës dhe pushtetit dhe opozitës, por duhet të shpëthejnë, vetëizolimi ndihmon vetëm pushtetin”, u shpren ndër të tjera Mesila Doda. (B.H/FAXWEB)
INTERVISTA E PLOTË