Banorët e Astirit prej ditësh tashmë protestojnë kundër shembjes së 317 objekteve në këtë zonë, në kuadër të ndërtimit të segmentit rrugor të “Unazës së re”. Protestës të së rriturve i janë bashkuar edhe fëmijët, njëri prej të cilëve përmes një poezie i bën apel ish-kryeministrit Sali Berisha për ndihmë, teksa thekson se banesa e tij është ndërtuar në kohën që ai ishte në pushtet.
Djali në poezi nuk kursen as kryebashkiakun, Erion Veliaj teksa thotë se ndryshe nga fëmijët e tjerë të botës, fëmijët e Astirit duan vetëm strehë dhe shtëpi.
Poezia e djalit
Oh moj Shqipëri, oh moj e mjera Shqipëri
Gjithmonë në robëri, oh shokë të dalim në rrugë vetëm për shtëpi
Oh moj Shqipëri kjo është demokraci, ku je o xhaxhi Sali, se ku ishe në pushtet ti i ndërtuam këto shtëpi
Pse s’dukesh, a je në Shqipëri, eja na mbro se ngelëm pa shtëpi
Oh moj polici me furgon të zi pse erdhe në shtëpi të më marrësh babin, pse ruan këtë shtëpi
Unë jam një fëmijë, nuk them se jam trim, nuk po kërkoj asgjë, vetëm legalizimin e duam 100%
Xhaxhi erion me sy të zi po kërkon nga çdo fëmijë, çfarë dhurate do për vitin e ri
Dua strehë, dua shtëpi, ta marrë vesh e gjithë bota mbarë, këto janë të drejtat e fëmijëve shqiptarë.(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post