Protesta për aksin Kashar-Thumanë nga barnorët e Burxullës është shoqëruar me tensione mes tyre dhe policisë ditën e sotme. Banorët janë ulur në mes të rrugës së Rinasit, duke bllokuar të dy kahet e segmentit, ndërsa efektivët vrapuan drejt tyre për t’i larguar.
Pas tensioneve, banorët ranë në dakordësi për të bllokuar vetëm njërin kah të rrugës. Një nga banorët madje u shpreh se nëse shteti nuk i jep zgjidhje ata do të bëjnë vetëgjyqësi, pasi nuk heqin dorë nga e drejta e tyre
Banorja: Kam 6 muaj që protestoj, shteti jonë nuk pyet për banorë fare, shteti nuk i është përgjigjur kërkesave tona, as Këshilli Europian as Ambasada Amerikane në Tiranë. Ne jemi me çertifikata dhe lista të rregullta prone. Si ka mundësi që në 6 muaj nuk ka ardhur askush të pyesi si jemi. Ervis Berberi nuk e di ende se ku është rruga, të vijë se ia tregon tabela, por nuk ka ardhur. Oligarkët e qeverisë kanë shkatërruar fshatin tonë. Policët u torturuan pas nesh, nuk e ka fajin policia por shteti. Shteti ti vejë gishtin kokës, unë si invalide nuk kam ku të shkojë tjetër, si do më shpronësojë ai mua. Kjo protestë do jetë në kurrizin e tyre dhe jo të tonin. Bujqësi dhe blegtori ka falimentuar në shqipëri, për shkak të protestës në as nuk kemi mbjellë as tokën. Ato shiritat që kanë vënë në fillim, ata i lëvizin përditë. Ne fajsomë shtetin, ministrinë ë infarstrukturës për ketë. Na është sosur durimi, unë do vetëflijohem, do bëjmë vetëgjyqësi. I bej thirrjet shtetit të vijë sa më shpejt në Burxullë, ne na kanë masakruar, sheti na ka shkatërruar ne dhe tokat tona.
Discussion about this post