11:20 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta në Kukës, Dhoma e Tregtisë shprehet e indinjuar: Akte vandale ndaj sipërmarrjes private

11:44 | 02/04/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta në Kukës, Dhoma e Tregtisë shprehet e indinjuar: Akte vandale ndaj sipërmarrjes private

Dhoma e tregtisë ka dalë në një konferencë për mediat ku kanë dënuar shkatërrimin e pronës gjatë protestës që ka ndodhur në Kukës.

Sipas kreut të dhomës së tregtisë Nikolin Jaka asnjë biznesmen nuk mund të quhet oligarkë, sa kohë që ka kontrata të rregullta me shtetin.

Në deklaratën e Dhomave të Tregtisë thuhet se aktet e dhunës ndaj sipërmarrjes private janë të patolerueshme, ndërsa thekson me rëndësi dialogun me qeverinë dhe koncesionarin për lehtësimin e tarifës për përdoruesit ekonomik dhe tregtarë me frekuencë të lartë

“Të hapet dialogu mes qeverisë dhe sipërmarrjes për të parë skemat e lehtësimit për përdoruesit e shpeshtë. Kemi pasur takim me firmën koncesionare e cila na informoi mbi mundësitë dhe hapësirat që mund të ketë sipërmarrja. Kundërshtojmë me forcë dhunën dhe vandalizmin ndaj çdo sipërmarrësi privat”.

“Dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne e neglizhojmë këtë fakt atëherë secili prej nesh duhet ta braktisë këtë vend. Nëse themi do kundërshtojmë një taksë pa bërë analizë, hajde ta kundërshtojmë pa bërë analizë.

Rruga e Kombit është tashmë një procedurë 10 vjeçare e dështuar, nuk është hera e parë që tentohet të jepet me koncesion. Sipërmarrja shqiptare është normalisht e orientuar për sa më pak tarifa, jemi të orientuar për kosto të lira, por duhet të bëjmë edhe analizën e sipërmarrësit investues i cili është njëri prej nesh.

Nëse i hidhemi në sulm një sipërmarrësi që ka financuar një shumë të konsiderueshme në këtë objekt koncesioni, atëherë ne i bie që mbajmë njërën anë. Ajo që kemi takuar sot në takim me koncesionarin ka qenë që të ketë favorizim dhe ulje të ndjeshme të taksës për përdoruesit e shpeshtë e cila do të bëhet pas 6 muajsh. Dënojmë rëndë vandalizmin dhe mbështesim sipërmarrësit”, u shpreh Jaka.

Nga ana tjetër biznesmeni Luan Bregasi është shprehur se e ardhmja e vendit janë koncesionet.

‘’Tingëllon pak e vrazhdë, po e ardhmja e vendit janë koncesionet. Ka vend për të diskutuar në lidhje me tarifat”, u shpreh Bregasi.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: dhoma e tregtise
Pas

Kukës/ Këshilltarët apel ambasadorëve: Kemi humbur shpresën tek politika, jo shtet policor në sy të SHBA-ve

Para

Prej dy vitesh i martuar, ky është reperi shqiptar që hiqet si beqar (FOTO)

Para
Prej dy vitesh i martuar, ky është reperi shqiptar që hiqet si beqar (FOTO)

Prej dy vitesh i martuar, ky është reperi shqiptar që hiqet si beqar (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Krimi zgjedhor/ U ndalua për shit-blerje vote: GJKKO lë në ‘arrest në shtëpi’ babain e kandidates për deputete në Fier

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime penale, për 34 nisi hetim ndërsa 7 janë arrestuar! 7 raste janë referuar në SPAK

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë!

Erald Elezi, administrator i KESH, merret i pandehur nga SPAK

Mbi 40% e votave janë numëruar/ PS kryeson në diasporë

Nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit/ Aida Hajnaj s’do të riemërohet në krye të BKH, pritet çelja e garës për drejtuesin e ri

Presidenti i Këshillit Evropian viziton sot Kosovën, Antonio Costa do të takohet me Kurtin dhe Osmanin

PS ‘mberthen’ 83 mandate, PD humb edhe 2 dhe ‘stacionohet’ te 50

Tërmet në Greqi/ Lëshohet paralajmërim për cunami, institucionet: Largohuni nga zonat bregdetare!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.