Në këtë shesh rinia e ka thënë fjalën e saj që prej herës së parë, e tha edhe sot, jam i përulur. Kur e themi ne diçka, është një propozim, kur e thotë rinia është vendim dhe do bëhet realitet. Këtë e di mirë çdo shqiptar, na e tregon historia jonë. Kombi ynë u ngrit në këmbë sepse në këmbë e ngriti rinia.
Sot e tash katër vjet, në një Shqipëri të nëpërkëmbur e të kërrusur nën peshën e krimit, do të ishte e pamundur të mos çoheshim në një lëvizje të tillë. Shqiptarët po i prin ëndrra më e bukur e shqiptarëve.
Sot e mot, ky shesh e gjithë Shqipëria do jetë pronë e të rinjve e të rejave shqiptare. Ja si ka filluar dalëngadalë dallga e vjetër e politikës së krimit. Ja si ka filluar të burojë shpresa, vendosmëria, besimi. Republika e re është vendi ku pushtetarët ulin kokat përpara çdo qytetari.
Zgjedhje të lira e të ndershme do të thotë edhe sa më shumë të rinj e të reja në parlamentin e Republikës së re. sa më takon mua, 1/3 e parlamentit do të jeni ju. Asgjë nuk iu mungon, keni mençuri, ngjyrim politik, dashuri. Ju mungon diçka e kurrë mos e paçi, iu mungon dinakëria.
Republika e re nuk do të ndalet, do të jetë realiteti i ri politik. Nuk është një projekt individual dhe partiak. Këtë e di fare mirë dhe Edi Rama. Pranoi që Shqipëria është anormali, sigurisht prej krimit dhe drogës. Në monologun e rradhës, ai tha se “megjithëse është anormali, unë do t’i shkoj deri në fund”. Edi Rama ta dish se jemi këtu për të të shpëtuar lëkurën, që të mos përfundosh si Duçja. Përgjigjen më të mirë ta dha Aurel Plasari, kur tha “mos more djalë se do përfundosh si Duçja”.
18 shkurti i dytë i gjen në Lanë, jo në zyrë. Jemi këtu si patriotë, si demokratë. Do të qëndrojmë më gjatë, neve na pëlqen të qëndrojmë këtu. Ky shesh është pagëzuar tashmë, domethënia e tij ka hyrë në histori.
Gjithçka që ti bëre në katër vite e largoi Shqipërinë nga Europa. Kush lexon raportet për Shqipërinë, na pandeh për njerëz të botës së tretë. Koston po e lajnë shqiptarët.
Këtu në këtë shesh, orën e parë të betimit të kabinetit të ri, do të firmoset anulimin për ligjin e arsimit të lartë. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme.
Nuk e di sa kohë do rrimë në këtë çadër, por besoj se nuk do të rrimë e shumë kohë, sepse e vjetra do të bjerë dhe e reja do të sundojë.
(XH.A/SHUPLAKA)