Pas protestës së banorëve të Orikumit një ditë më parë, Prokuroria ndjek penalisht kreun e FRPD-së në Vlorë, Agim Shehaj.
Protesta zgjati pak minuta , dhe nuk pati as dhunë dhe as incidente të tjera. Madje Shehaj nuk ishte as organizator. Ai kishte ardhur si mbështetës në protestën e banorëve.
Në lidhje me këtë ka reaguar dhe deputetja e Vlorës Nada Meçorapja.
Postimi i plotë:
Nga Vlora sapo me njoftuan se kryetari i Forumit Rinor te PD, Agim Shehaj eshte thirrur ne Prokurori dhe ndaj tij eshte ngritur padi. Perse? Sepse protestoi, bashke me qytetare te Orikumit per kushtet barbare te jetes ne qytet! Sepse, nuk eshte hera e pare qe Orikumi ngrihet gjate ketyre javeve. Per mungesen e dritave, ujit, rrugeve e te tjera.
I them Agim Shehajt dhe qytetareve te Orikumit te mbahen! Eshte pushteti qe ka frike dhe prandaj dergon hafijet dhe zaptijet per te trembur opoziten dhe qytetaret!
Ne do te protestojme serish, per Agimin dhe te gjithe agimet e protestave! Derisa ta shporrim pushtetin e klikes qe u ze pusi qytetareve te vet. Nga Kukesi deri ne Orikum!
(E.K/FAXWEB.AL)