Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryamdhi ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme që po zhvillohet në “Rrugën e Kombit” në lidhje me tarifën e vendosur nga qeveria.
Kryemadhi shprehet se ky është fundi I një qeverië që ka humbur besimin dhe që synimi I Edi Ramës është që të kënaqë orekset e oligarkëve.
“Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.
Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë.
Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit,”- u shprek kryetarja e LSI-së.
Prej më shumë se 4 orësh qytetarët kanë dalë për të kundërshtuar tarifën e vendosur nga qeveria për Rrugën e Kombit.
Gazetarja e Fax Neës, Klaudia Karabolli, raporton nga Kukësi se protestuesit nuk tërhiqen.
Ata kërkojnë që një përfaqësues nga qeveria të shkojë pranë tyre dhe të jepet garancia se tarifa e vendosur nga qeveria për kalimin në këtë rrugë do hiqet.
“Nuk do lejojmë drejtuesit e mjeteve të kalojnë. Jemi të gatshëm të kemi një marrëveshje për heqjen e tarifës. Nuk e dimë sa do të zgjasë protesta. Duhet të vijë qeveria këtu.”,-janë shprehur protestuesit.
(F.M/Faxweb)