18:35 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Protesta në Shkozë, flet e ëma e minorenit:Tmerri që pësoi im bir, e mbajtën 6 orë në rajon

10:12 | 16/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta në Shkozë, flet e ëma e minorenit:Tmerri që pësoi im bir, e mbajtën 6 orë në rajon

Vetëm dy ditë më parë dhjetëra banorë të Shkozës bllokuan rrugën kryesore në shenjë proteste, kundër shembjes së banesave të tyre.  Gjatë protestës  u shoqëruan në komisariat dia protestues,  mes tyre dhe një 14-vjeçar.

Anila Mema, e ëma e minorenit, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon me lot në sy momentin kur i morën të birin dhe sesi ajo humbi ndjenjat nga trondita e madhe.

INTERVISTA:

Kush jua komunikoi njoftimin që shtëpia juaj do shembej?

Dy ditë më parë na trokitën në derë përfaqësues nga Inspektori ati i Lartë i Ndërtimit, dola në rrugë dhe aty pashë fadromat, u tmerrova. Na u komunikua se kishim afat vetëm dy orë kohë për të boshatisur 153 shtëpitë, sepse do të fillonte prishja e tyre. Për të gjithë ata që nuk largoheshin policia bëri me dije se do të penalizoheshim me gjobë 5 milion lekë të vjetra, ndërkohë që me zor po gjejmë lekët për të ngrënë bukë.

Dhjetëra banorë të Shkozës dolën në protestë dy ditë më parë. Si e organizuat?

Dua të them se protesta jonë nuk ishte e organizuar. Pasi morëm lajmin u grumbulluam me dhjetëra banorë, morëm fëmijët dhe bllokuam rrugën në mënyrën më paqësore të mundshme. Djali im 14 vjeçar po vinte nga shkolla, më pa në rrugë të ulur që po protestoja dhe erdhi u ul afër meje. Një nga policët e qëlloi me shkelm dhe në atë moment u çova dhe i thashë që mos ma prekte djalin. Rreth orës 14.00, shikoj një polic shtatshkurtër që e kapi tim bir nga qafa për ta futur në makinën e policisë. Bëra të ngrihesha, por më ra të fikët dhe përfundova në spital.

Çfarë ndodhi me djalin tuaj më tej?

Xhaxhai i tij, pasi e mori vesh që policia e kishte shoqëruar në rajon, u nis menjëherë aty dhe i kërkoi që ta lironin pasi ishte minoren. Por, djalin tim e kishin futur në një qeli me të rriturit dhe vetëm pas insistimit të xhaxhait e kaluan tim bir në korridor. Na u desh të mermin avokat, që djali të lirohej në orën 20.00, sikur të ishte kriminel.

Si paraqitet gjendja emocionale e tij?

Sapo më kishin sjellë nga spitali pas tronditjes që pësova. Pas 6 orësh në rajon, djali erdhi në shtëpi, u fut në dhomë me sy të kuq, i shokuar dhe erdhi te krevati të më përqafonte. Gjithë kohës vetëm ka qarë në prehrin tim. “Mami, ai polici po më thoshte që kisha shkelur ca nene, por unë u ula dhe po qaja, s’po merrja vesh asgjë”,-më tha djali. Gjatë natës është zgjuar shumë herë i frikësuar dhe madje nuk donte as të shkonte në shkollë. Madje edhe vajza ime 17-vjeçare është shumë e tronditur, fëmijët e mi kanë kaluar terror psikologjik atë ditë. Unë po punoj për edukimin e tyre, shteti i terrorizon.

A është e legalizuar banesa juaj?

Kjo ndërtese nuk ka hipotekë, sepse nuk ka dashur shteti ta japë, është marrë me leje të rregullt ndërtimi, ne ia kemi blerë dikujt që ka marrë në atë kohë të drejtën për të ndërtuar në atë truall. Kemi marrë një letër nga Ministria e Zhvillimit Urban, ku njoftohemi për përjashtimin nga procesi i legalizimit. Por kjo shtëpi është ndarë nga shteti, është brenda vijës së verdhë. Kemi derdhur mundin e 25 vjetëve për këtë shtëpi, dhe askush nuk na tha që është e paligjshme, deri para 2 ditësh.

Cilat janë kërkesat tuaja ndaj shtetit shqiptar?

Si një qytetare e këtij shteti, si një tatimpaguese e rregullt, që gjithmonë ka paguar taksat për të mos pasur detyrime, kërkoj nga presidenti, kryeministri dhe gjithë instancat e tjera të më japin të drejtat e mia. Të bëhet vlerësimi dhe rimbursimi i ndërtesës, sepse po na vrasin pa pasur të drejtë që të mbrohemi. Nuk jam kundër urbanizimit të Tiranës, por jo të bëhet në kurrizin tonë.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Anila Memae emaminoreniprotestaShkoze
Pas

Shpërthim te magazina e mbetjeve spitalore në Shijak, vetëm dëme materiale

Para

Sekuestrohen apartamente dhe garazhe në Tiranë dhe Vlorë, ishin blerë me para kriminale, policia: Kujt i përkisnin

Para
Sekuestrohen apartamente dhe garazhe në Tiranë dhe Vlorë, ishin blerë me para kriminale, policia: Kujt i përkisnin

Sekuestrohen apartamente dhe garazhe në Tiranë dhe Vlorë, ishin blerë me para kriminale, policia: Kujt i përkisnin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetari i Bashkisë Shkodër Njofton Zhvendosjen e Koncertit të Bujar Qamilit nga Stadiumi “Loro Boriçi” në Sheshin Para Bashkisë, për të Ruajtur Fushën dhe Harmoninë e Qytetit

Strehimi me kredi të buta, 1,100 qytetarë në listën e përfituesve

Retorikë e Ashpër mes Trump dhe Khamenei: SHBA dhe Irani në Përplasje të Forta për Konfliktin në Lindjen e Mesme

Gazment Bardhi në Strasburg: Zgjedhjet e 11 Majit Regres për Shqipërinë, Denoncon Përdorim të Burimeve Shtetërore dhe Shkelje të Standardeve Zgjedhore

Bisedë Putin–Emiratet e Bashkuara, zbardhen detajet mbi çështjen iraniane

Taulant Balla: Qeveria dhe Opozita kanë arritur hapa të rëndësishëm për reformën zgjedhore, reforma nis menjëherë në shtator

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë pranë brigjeve të Izraelit

Rrëzimi i avionit në Indi/ I mbijetuari i vetëm i jep lamtumirën vëllait

Trump: Lufta s’ka mbaruar, dorëzimi pa kushte i Iranit do të thotë fund i kërcënimeve bërthamore

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen USS Ford pranë Lindjes së Mesme, mes përshkallëzimit të tensioneve me Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.