Policia ka shoqëruar për në komisariatin numër 2 një nga protestuesit e zonës së Astirit. Fax News raporton se banori i shoqëruar është Kujtim Ylli. Familjarët thonë se për të është prerë fletë-arresti.
Sipas informacioneve është thënë që fillimisht është transportuar në komisariatin nr. 6, por me pas është transferuar për në komisariatin nr.2.
Familjarët nuk kanë patur një komunikim zyratar me policinë. Por Ylli dyshohet se është arrestuar për shkak të shkatërrimit të pronës. Banorët e Astirit, të cilët prej ditësh po protestojnë për pranat e tyre, gjatë ditës së djeshme hoqën blloqet e betonit përgjatë Unazës së Re.
Së bashku me familjarët është dhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post