23:12 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Këlliçi akuza SPAK, po mbroni grupet kriminale!

12:02 | 05/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Këlliçi akuza SPAK, po mbroni grupet kriminale!

Në protestën e 15 para Bashkisë së Tiranës, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se Altin Dumani dhe SPAK në vend që të arrestonin Erion Veliajn si kryetarin e grupit të strukturuar kriminal, janë kthyer në mburojën e tyre.

Duke folur në protestë, Këlliçi u shpreh se SPAK dhe Dumani mbrojnë nga mëngjesi në darkë Erion Veliajn, mbrojnë drejtorët e tij, ndërsa Sali Berisha në ditën e 185 qëndron në arrest shtëpie, pa akuzë, pa prova, pa fakte. Këlliçi theksoi se kemi parë nga mediat vendimin e Apelit të GJKKO-së lidhur me “5D” por çfarë bëri Altin Dumani dhe SPAK.

“Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën 5D. Po çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani? Arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn, hajdutin 2 metrosh, jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së. Pra amnisuan hajdutin 2 metrosh nga vjedhja e madhe që u ka bërë parave të shqiptarëve”, tha Këlliçi.

Në vijim të akuzave ndaj SPAK dhe Dumanit, Këlliçi theksoi se “nga media mësuam mbi masat e sigurisë që ishin vendosur ndaj Erjon Veliajt dhe të tjerë emrave në Bashkinë e Tiranës, por çfarë ndodhi? i mohuan, thanë s’ka masa sigurie, sepse këta janë kthyer në mbrojtësit e hajdutit të Bashkisë së Tiranës”.

Këlliçi tha “çfarë duhet të ndodhë më me këtë kryetar Bashkie që ai të dorëhiqet? Një pjesë janë në burg, një pjesë janë dorëhequr, një pjesë shumë shpejt do të shkojnë në qeli. Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend që Edi Rama të dorëhiqet, kur ca i ka në burg, ca i ka në arrati dhe të tjerë janë kandidatë për në burg? Ndaj ftoj qytetarët, edhe ata që janë skeptikë, që të bashkohen në protestën e 11 korrikut”,

“Ju ftoj që në 11 korrik të mbushim sheshin para Kryeministrisë si kurrë më parë, aty fillon rikthimi i shpresës së shqiptarëve”, tha Këlliçi.

Etiketa: SPAK
Pas

KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Dule: U përdorën institucionet për të favorizuar klientelën e qeverisë!

Para

GJKKO lë në burg Laert Haxhiun

Para
GJKKO lë në burg Laert Haxhiun

GJKKO lë në burg Laert Haxhiun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.