Gazetari Aleksandër Çipa ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, i cili ka komentuar protestën e sotme të opozitës.
Sipas Çipës duhet që opozita aksionin politik që ta bashkëshoqërojë me me një koncept më konciz më perogramor, duhet një program më i mirë së qeveria aktuale.
“Me këtë panoramë në mënyrë paradoksale po jeton fenomeni i pabesueshmërisë për një shpresë, sepse opozita duhet që aksionin politik duhet ta bashkëshoqëronte me një koncept më konciz më perogramor, duhet një program më i mirë së qeveria aktuale.
Në momentin që opozita evidenton një gangrenë ose një problematikë si shitblerja e votës, duhet ta shoqërojë me një platformë ndryshuese që amendon legjislaiuonin e cila duhet të jetë e pa krahasueshme me asnjë nga periudhat e zhvillur në këto 28 viteve.
Pavarësishtë se opozita ka një platform ekonomike për momentin e cila nuk është e mjaftueshme”.
Më tej Çipa ka shtuar se:
“Jemi para një procesi shumë thelbësorë që është dilemma pasi qytetarëve shquiptarë I janë shumëfishuar dilemat për zgjedhjet që do të vijnë , pasi vetë opozita nuk po e realizon këtë për të krijuar një qever teknike.
“Jemi në një paradoks që trajtohet shqipëria në emergjencë , kur procesi është certifikuar nga institucionet e Shqipërisë por edhe nga ndërkombëtarët. Për shkak të dy kauzësve të cilat nuk kanë kaluar në sistemet e gjyqësorit të cilat ne duhet t;I përdorim këto për të ndërprerë një mandate, duket se kjo nk po i ngjiz ndërkombëtarëve.
Zëvendësimi i madanteve të lëna nga opozita kjo është një kauzës shqiptar i cili do të përdoprët i tillë me faktorin kombëtar, opozita ende nuk e ka të qartë këtë pikë për ta imponuar te kundërshtarit”.
I pyetur për zgjedhje të parakohshme. Çipa është shprehur se nëse vijohet me këtë mënyrë nuk do të kemi zgjedhje të parakohsme.
“Në qoftë se aksioni politik i opozitës do të vijojë në këtë mënyrë, nuk besoj se do t’I imponohet Shqipërisë një kalendar për zgjedhje.
Mendoj që do të kemi zgjedhje lokale pasi të dyja partitë po ndezin motorrët për zgjedhje lokale”.
Sa i takon dhunës në protestë së sotme Çipa u shpreh se kryedemokrati Basha tregoi një kulturë duke treguar që nuk kemi dhunë në protestë.