Ditën e nesërme është parashikuar protesta e radhës e opozitës teksa Kuvendi do të votojë në lidhje me imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit, në një konferencë për gazetarët, tha se protesta e kaluar e cila u mbajt para Kryesisë së Kuvendit ishte e shkëlqyer.
Ndërkohë sa i përket faktit se ku do të jetë ai, ish-kryeministri tha se do të jetë kudo, në parlament dhe në shesh.
“Protesta e Kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Për rrethanat që u thirr ishte e shkëlqyer.
Ka një gjë, kompleksiteti i rrethanave vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë i lejon të vijnë në protestë. E kemi të qartë, e rëndësishme për ne është që nisën tani protestat, për të mos ndal më deri në ditën e fitores ndaj narkoregjimit të Ramës.
Ku do jem unë? Kudo do jem unë, në sallë dhe tek qytetarët”- tha Berisha.