Farmacistët në disa qytete të vendit kanë mbyllur dyert në shenjë proteste në lidhje me çmimet e barnave të vendosur në listën e rimbursueshme. Kështu në Vlorë, 80% e farmacive kanë mbyllur dyert dyert në shenjë proteste, për t’i hapur në orën 16:00.
Edhe në Lezhë dhe në Shkodër farmacitë janë mbyllur dyqanet në shenjë protestë në lidhje me kontratën e rimbursimit të barnave . Edhe në këto qytete protesta do të vazhdojë nga ora 11 deri në orën 14:00.
Gjithashtu dhe në qytetin e Fierit dhe të Beratit, një pjesë e farmacive kanë vendosur të mbyllin dyert në shenjë proteste.
Farmacistët thonë se futja e beftë e listës së barnave të rimbursueshëm u ka krijuar atyre një dëm financiar, pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati një të dytën e çmimit dhe askush nuk ua rimburson.
Kjo ndodh sa herë hyn në fuqi lista e re e barnave me rimbursim, por nëse do të ishin njoftuar më parë atëherë dëmi financiar, sipas tyre do të ishte më i vogël. Farmacitë kundërshtojnë edhe kontratën e re, që sipas tyre janë detyruar ta nënshkruajnë, ndërkohë që u janë dyfishuar gjobat.
(M.Q/Faxweb)