Drejtori i gazetës “Telegraf” Ëngjëll Musai ishte i ftuar sot në studion e Faxneëws për të komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama mbi protestën që u mbajt dje në Himarë për lirimin e Fredi Belerit.
Arrestimi i Belerit 48 orë para zgjedhjeve ishte një lloj presioni sipas Musait. Ndërkohë per moderatoren Xhilda Kondi shtoi se shpreson të mos ishte një lojë mes qeverisë së Tiranës dhe Athinës sa i takon marrëveshjes së detit.
“Është një ngjarje e rëndë. Përse duhet arrestuar 48 orë përpara, ky është problemi. Nëse do vepruar për veprimet anti-shqiptare, veprimet për ngjarjen në kufi me këtë të merret shteti, por te merresh 48 orë kjo nuk shkon. Më tepër u bë pasi kanë dalë sondazhet dhe PS e di se sa vota merr.
Arrestimi i Belerit ishte një lloj presioni, që nuk i shkon për hir një demokracie të një vendi. Nëse do të veprosh me dorë të hekurt për cilindo, do e përgëzonin. Pse merresh vetëm me Belerin, pse s’merresh edhe në Fier dhe Ballsh. Ka arritur aty 700 euro vota, në Shkodër 800 euro.
Do të gjykoja që kjo të mos ishte një lojë e përbashkët e qeverisë së Tiranës dhe Athinës. Nuk dua ta besoj që Beleri te jëtë koka e turkut për një marrëveshje te mundshme të cështjes së detit. Mund të përdoret Beleri por kur te vij momenti i marrëveshjes së detit, qeveria shqiptare do i bëje tolerancën asaj greke”- u shpreh ai.