Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me protestën e të shtunës nga PDIU-ja dhe Shoqata Çamëria përballë Ambasadës Greke në Tiranë, me pankartat “Çamëria është Shqipëri”, ku kërkojnë transparencë për procesin e negociatave.
Manjani thotë se është shumë e çuditshme që protesta nuk gjeti pasqyrim në mediat e vendit tonë por siç thotë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, dje u morën për batutat me mizat që bëri kreu i qeverisë në një familje në Berat.
“Shumë e çuditshme! Mediat greke pasqyruan me korrektësi e deri në detaj protestën e PDIU për çështjen Çame. Mediat tona fare pak! Madje disa media kombëtare, ASPAK! Lajmet e këtij kombi nuk mund të jenë batutat me mizat që bën Krye-Rilindasi! Çamëria është çështje e këtij kombi!”, shkruan Manjani në Twitter. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post