02:59 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta për kufirin detar, qytetarët falenderojnë “Fax News”: Pasqyron problemet e popullit!

20:10 | 03/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta për kufirin detar, qytetarët falenderojnë “Fax News”: Pasqyron problemet e popullit!

Protesta e sotme e Shoqërisë Civile për çështjen çame dhe kufirin detar  me Greqinë u transmetua hap pas hapi nga televizoni “Fax News” dhe njëkohësisht u paqyrua edhe në “Fax Web”. 

Shoqëria Civile protestoi para kryeministrisë bashkë me qytetarët kundër qëndrimit të qeverisë Rama në lidhje me marrëveshjen që pritet të nënshkruhet së shpejti me shtetin grek,  në lidhje me kufirin detar dhe çështjen çame.

Sot televizoni “Fax News” ka marrë një mbështetje të madhe qytetare por edhe nga emra të njohur të medias shqiptare. Është cilësuar si media që transmeton zërin e qytetarëve dhe që ndjek kauzat në interes të popullit. 

Nikoll Lesi ishte i pari i cili deklaroi publikisht se “Fax News” ishte e vetmja media që transmetoi live këtë protestë, ndryshe nga shumë të tjera në vend. 

“Kjo që ka ndodhur sot, nuk ka ndodhur në 27 vite pluralizëm dhe demokraci. E habitshme se si një protestë e shoqërisë civile, e nisur thjesht nga rrjetet sociale në fillim e më pas shkoi zinxhir lajmi në facebook-un e gjithsejcilit, të cilët sipas mënyrës së tyre organizuan një protestë para zyrës së kryeministrit Rama. Asnjë televizion nuk e transmetoi live apo edhe me ndonjë titër lajmin e protestës, përveç një televizioni të ri “FaxNews””, u shpreh Nikoll Lesi ndër të tjera në shkrimin e tij për “Koha Jonë”.

Por përveç tij nuk ngurroi që të shprehej edhe Ergys Mërtiri.  “Asnjë media, perveç Fax News nuk e dha live protestën kundër marrëveshjes jotransparente për detin. Edhe në edicione, kjo protestë u trajtua si diçka pa interes. Për turpin e tyre mediat zgjodhën t’i shërbejnë pushtetit dhe jo interesave të vendit. 
Ky nuk është kazan, është oturaku i kryeministrit që mbushet me oratorinë dhe spektaklin pushtetnor që po e kthen këtë vend në tualet.”, u shpreh Mërtiti në rrjetet sociale. 

Nuk kanë qenë të paktë edhe qytetarët të cilët kanë falenderuar “Fax News” për transmetimin e kësaj proteste pasi sipas tyre në të sot ishin çështje shumë të rëndësishme kombëtare për të cilat ende nuk është dhënë një zgjedhje e duhur.  Qytetarët kanë komentuar në rrjetet sociale dhe nuk kanë ngurruar që të shkruajnë në inbox të “Shuplaka-s”, “Fax Web” dhe “Fax News”, ku  shprehën falenderimet e tyre. 

“Faleminderit! Pçr gjithçka që bëni duke pasqyruar me realizem dhe vërtetesi”, ishte një nga mesazhet që i është drejtuar kësaj medie. (J.V/Faxweb)

Reagimet e qytetarëve:

Pas

Gjakoset aktori në mes të skenës, goditi murin në teatrin e Tiranës

Para

Shirat e dendur, Vlora mbetet pa energji elektrike, lumi del nga shtrati

Para
Shirat e dendur, Vlora mbetet pa energji elektrike, lumi del nga shtrati

Shirat e dendur, Vlora mbetet pa energji elektrike, lumi del nga shtrati

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.