Disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës kundër vrasjes së qenve të rrugës në kryeqytet.
Sipas tyre punonjës të bashkisë i marrin qentë dhe i vrasin në mënyra mizore, duke i futur në kamionçina dhe duke i hedhur në autostradë që ti shtypin makinat.
Ato kërkojnë nga bashkia që qentë të mos vriten, ndërkohë që shtojnë se bashkia ka fondet për sterilizimin e tyre si dhe për mirëmbajtjen.
“Kërkojmë mos të ketë më vrasje për qentë e rrugës. Këto qen merren dhe vriten, kjo nuk është e drejtë. Kërkojmë që thjeshtë mos ti vrasin. Bashkia ka fonde, por i marrin dhe i vrasin.”- u shprehën protestuesit.
Discussion about this post