Mesila Doda e ftuar në Fax News u shpreh se tarifa për Rrugën e Kombit është mjaft e lartë në krahasim me disa vende të Europës. Doda u shpreh se veriun nuk mund ta shtrosh dot me dhunë dhe kërbaç.
“Kukësi është qarku më i varfër i vendit dhe të vetmet mundësi që kishin ishte kjo rrugë. Në Kukës nuk ka asnjë investim. Kjo është një çështje e gjeostrategjisë kombëtare. Për akte të tilla duhet të konsultohej dhe me qeverinë kosovare. Opozita ka bërë minimumin që mund të bëntë. Qeveria nuk mund të marri vendime që shkojnë kundër vullnetit të njerëzve.
Ajo që di të them është se nuk mund ta shtrosh veriun me kërbaç. Ato njerëz nuk u çuan nga partitë, por u çuan vetë qytetarët. Opozita ka për detyrë që ti mbështesi. Opozita ka për detyrë që të përfaqësojë popullin i cili është i zhgënyer nga kjo qeveri. Ajo që unë vërej me shumë keqardhje është fakti që midis shteteve shqiptare ka shumë pak vepra dhe shumë fjalë. Mund të ishte dhe një pagesë simbolike, por 5 euro është një shifër shumë e lartë dhe në Europë. Nuk është një shifër normale.
Ajo që di të them është se asnjë kuksian nuk mund të paguajë. Duhet të ketë rishikim total të kontratës. Me Kukësin nuk e zgjidh dot duke i tërhequr zvarrë. E ka të pamundur.”
Ndërkohë që për sa i përket përfshirjes së PDIU-së në protestë, Doda u shpreh se është përkrah çdo proteste, përkrah çdo qytetari për të zgjidhur çështjet me qetësi.
“Jemi në përkrahje dhe mbështetje. Ajo që mendojmë është se duhet të ketë një dialog, jo të shtëna ndaj njërit tjetrit.”
(M.Q/Faxweb.al)