Arkitekti Maks Velo thotë se teatri do të mbrohet në mënyrë demokratike. Në fjalën e tij pak më parë tek Teatri Kombëtar ku po zhvillohet protesta e radhës në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, Velo ka thënë se qëllimi nuk është dhe nuk duhet të jetë që të shkojmë në luftë, siç duan disa, sipas tij, por teatri duhet dhe do të mbrohet në mënyrë paqësore.
Nga ana tjetër maks Velo ndërsa ka shtruar pyetjen se pse nuk është bërë public projekti për teatrin në parlament, shtoi se kjo nuk bëhet sepse ai projekt është katastrofë.
“Mos na fusni në kanale të tjera siç duan të na fusin disa, ne nuk bëjme luftë. Ne do ta mbrojmë teatrin në mënyrë demokratike, por jo me luftë.
Pse nuk sjellin projektin? Pse nuk e treguan në Parlament? Se është një katastrofë. Ata e dinë këtë”, tha Velo. (B.H/Faxweb)