Pedagogu Jani Marka në një intervistë për Fax Neës ka folur pas dëbimit nga studentët, të cilët nuk e lejuan që të flasë në protestë, pasi sipas tyre ai është pjesë e organizatës “Për Universitetin”.
Pas përplasjes me studentët pedagogu është shprehur ne jemi këtu për një kauzë për uljen e tarifave dhe sipas tij protestën e studentëve e kanë uzurpuar eksponentë të partive poltike.
“Një student nuk mund të sillet pa etikë. Ato ushtruan dhunë ndaj meje. Ne jemi për këtë kauzë për të përgjysmuar tarifat e plot gjëra ta tjera për rregulluar jetën universitare. Tre ditët e para sa studentë ishin këtu!? Kam folur kam marrë megafonin. Nuk jam në një parti politike. Nuk kam votuar në dy zgjedhjet e fundit. Jam pjesë e “Lëvizjes për Universitetin”.
Çdo protestë është politike, kur kërkon një kërkesë tek ministria, është politike. Kur vij tek ministria, kjo është politike. Ne nuk kërkojmë të largohen studentët, por protesta është uzurpuar nga eksponentë të caktuar, mundësisht dhe nga huliganë. Ne kemi 4 vite që kërkojmë të ulen tarifat. Ne nuk kërhiqemi nga kauza.”– u shpreh ai.
Tensionohet situata, pedagogu sulmohet nga studentët: Ik! Ik! Shporru që këtu!
(M.Q/Faxweb.al)