Gjatë ditës së sotme opozita pritet të mbajë protestën e paralajmëruar, ndërsa Policia do të ndërmarrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë. Nga burime policore bëhet me dije se do të jenë rreth 1300 policë që do të angazhohen në protestë.
Protesta e opozitës do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasditene kësaj të shtune. Protesta do të nisë në orën 18:00, ndërsa kohëzgjatja e sajnuk dihet ende.
Ndërkohë mbi 1300 policë, përfshi këtu edhe efektivë të reparteve special si Shqiponjat, FNSH dhe RENEA, do të jenë të përqëndruar pranë kryeministrisë.
Në rreshtin e parë përballë protestues pritet që të vendoset një kordon i përbërë nga punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri të ndërhyjnë në rast se situata agravon.
Godina e Kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik, i vendosur në trotuar, pas të cilit do të qëndrojnë efektivët e policisë.