Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook për protestën e nesërme të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Rama shkruan se protesta e opozitës po zhvillohet vetëm për disa foto në mediat botërore.
Rama thotë se ata që do marrin pjesë në protestë do iu bashkohen “esadistëve” që janë kundër hapjes së negociatave.
“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës:Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge!Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE”-shkruan Rama.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post