Sot ishte dita e tretë e protestës kundër ndërtimit të pallateve te zona e ish-Parkut të Autobusëve në kryeqytet. Banorët vazhdojnë të konfliktohen me punonjësit e firmës së ndërtimit që po kryen punimet aty, por edhe me policinë.
Mirëpo sipas portalit “Jeta Osh Qef”, një police është treguar mjaft pa takt me një prej gazetarëve të tyre. Portali shkruan se gjatë një moment të protestës, kamera u fokusua tek një police e cila nuk pranonte të informonte gazetarët mbi protestën.
Mirëpo menjëherë sapo është fikur kamera, polices i ka ardhur gjuha dhe ka nisur të flasë. Mirëpo jo thjesht të flasë…
Jam në detyrë, në punë pse duhet të më filmoje mua. Turp të vij që më filmon mua, je njeri apo ajo. Do të më heqësh nga puna mua”,- tha policja, shkruan JOQ.
Pas këtyre fjalëve, policja ka filluar të shajë gazetaren me libër shtëpie, për shkka të këmbënguljes së saj për të mësuar pak më shumë mbi protestën.
“Siç e thamë kamera jonë ishte e fikur, por policja mbante një kamera në uniformën e saj shpresojmë që ajo të ketë qenë ndezur për të treguar fjalët që na tha. Kamerat në uniformat e policëve u vendosën, për të mbrojtur qytetarët dhe për të treguar se policët e kryejnë siç duhet detyrën e tyre. Kamerat u blenë me taksat e shqiptarëve, ndaj shpresojmë që të ketë qenë ndezur.
Siç mund të keni parë edhe në filmimet tona ne i pyetëm, madje edhe u thamë se është detyrë e tyre të informojnë, por u përballëm me heshtjen deri në momentin që kamera u fik.
Fjalët e fundit që policja i tha gazetares, pasi ajo i tha jam për protestën këtu: ‘Ik andej moj se të q* robtë ty edhe atij që të ka bërë kokën’”, shkruan portali.
Prej tre ditësh te ish-Parku i Autobusëve, qytetarët janë ngritur në protesta për shkak se punonjësit e një firme ndërtimi, me leje të bashkisë kanë prishur lulishten që ndodhej aty më parë, për ta zëvendësuar atë me pallate. (D.D/Shuplaka)