Me sloganin “Shqipërisë i dalim zot” ka nisur protesta e opozitës, e cila nuk dihet ende se sa do të zgjas.
Sali Berisha dhe Ilir Meta iu drejtuan bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku kanë thirrur shqiptarët në protestë.
Ata janë bashkuar mes turmës së protestuesve, teksa janë rrethuar nga deputetë dhe forca të shumta sigurie. Pas pak, dy aleatët pritet të marrin fjalën në podium.