19:08 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta, Xhafka: Ishte termometri që ju vendos qeverisë, rezultoi me temperaturë të lartë dhe infeksion

23:47 | 18/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
“Populli namusqar braktisi nënën, dashnoren dhe përqafoi kriminelin, vrasësin”

Edhe Agim Xhafka nuk ka lenë pa e komentuar protestën e opozitës që po vijion ende në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas tij protesta e sotme tregoi se se kupa u mbush dhe pika nisi të bjerë.  Po kështu Xhafa shprehet se protesta të tilla na duhen për shëndetin e shoqërisë dhe se sot ato ishin si termometri që iu vendos qeverisë dhe rezultoi me temperaturë të lartë, me infeksion.

Postimi:

“PIKA E UJIT. Protesta e sotme tregoi se kupa u mbush dhe pika nisi të bjerë. Që nga pjesëmarrja,kultura,mesazhet,niveli i fjalimeve,kumtet brilante të Bashës treguan se tashmë maxhoranca do quajtur -ish.
Nuk hyj tek njerëzit që duan agresivitet e gjeste të forta. As tek ata që sjellin qeveri me dhunë. I besoj votës së popullit tim se tre milionë mendje afërmendsh prodhojnë një gjë të mençur.
Protesta na duhen për shëndetin e shoqërisë. Sot ato ishin si termometri që iu vendos qeverisë dhe rezultoi me temperaturë të lartë,me infeksion. Nga që gënjeu rëndshëm votuesit,nga që pasuritë e vendit ua fali një grupi pranë pushtetit,nga që shëndtësinë e beri falas veç në endërra,nga që arsimin e bëri më të kushtueshëm. Plus marrje borxhi të pajustifikuar e abuzime të frikshme qe dhe kontrolli i shtetit ia përmend çdo vit.
Tani që shoqëria e diagnostikoi sëmundjen i duhet klasës politike të përcaktojë ilaçet. Mos mendojë qeveria se protesta mund të mbyllet nesër e aq. Sëmundja nuk ka lidhje me njerëzit që dolën në shesh. Ata e bënë të tyren. Ndryshe mikrobi do bëjë hatanë. Sa për ilustrim. Kam një mik të vyer që u diagnostikua me diabet. Por nuk ia vuri veshin hiç. As dietë,as fizkulturë,as lëvizje. Veç meze e raki. E shkoi ca kohë kështu,i qetë se sëmundja e kishte frikë. Dje mësova se ishte verbuar,madje kishte dhe disa fillime gangrene në një këmbë. Trimërinë ndaj sëmundjes po e paguan me shkurtim jete.
Qeveria qysh dje nuk është më e shumicës. Jo demokratët,por shumë qytetarë të partive të tjera,a pa parti erdhën në shesh. Se nuk binden që ky ekip sjell progres. Duan ndryshim. Sigurisht nuk janë të gjithë votues për Bashën,por të gjithë me siguri nuk e votojnë më Ramën. Qeveria doli me infeksion. Ta shërojmë pa na sëmurur si popull”, shprehet Agim Xhafka. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: agim xhafkaprotesta
Pas

Edhe kjo artiste nuk mungoi sot në protestën e opozitës (FOTOT)

Para

Dygjeri: Higjena dhe rregulli në çadrën e PD-së, ku është Kryebashkiaku i Natës?

Para
Propozimi i guximshëm i Ylli Dylgjerit për Venecian: ”Vrisni” korrierin!

Dygjeri: Higjena dhe rregulli në çadrën e PD-së, ku është Kryebashkiaku i Natës?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.