08:31 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Protestat do të vijojnë dhe do të jenë më të gjata”, Edmond Spaho: Nuk ka dialog me Edi Ramën

20:00 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Protestat do të vijojnë dhe do të jenë më të gjata”, Edmond Spaho: Nuk ka dialog me Edi Ramën

“Protestat do të intensifikohen dhe do të jenë më të gjata në kohë, sepse jemi vendi që na është prerë rruga e integrimit europian, jemi vend prej të cilit të rinjtë po ikin, jemi vend ku vidhen dhe blihen votat, ku nuk funksionojnë organet e drejtësisë”.  Kështu u shpreh ish-deputeti Edmond Spaho në studion e lajmeve të Fax News lidhur me situatën politike në vend dhe aksionin në vijim të opozitës së bashkuar.

“Unë nuk di ndonjë formë tjetër përballë kësaj situate. Qeveria ka nëpërkëmbur në mënyrën më të papërgjegjshëm qytetarët dhe shumica e tyre e mbështet aksionin opozitar sepse ata duan të shikojnë shenjat e qarta se e ardhmja mund të jetohet në këtë vend”, tha Spaho.

Lidhur me lëvizjen e fundit të partive të vogla që janë aleatë të Partisë Demokratike që kanë kërkuar organizimin nga Presidentin Ilir Meta,  të një tryeze ndërpartiake për të realizuar një marrëveshje gjithëpërfhsirëse, Spaho tha: “Ne nuk kemi thënë se nuk do të futemi në zgjedhje, ne kemi deklaruar se nuk do të lejojmë që të zhvillohen zgjedhje farsë. Kemi kërkuar një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër për të siguruar hapjen e rrugës për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën si kryeministër ne nuk dialogojmë sepse ishte ai me qeverisjen e tij që e kanë dërguar vendin në këtë situatë.

Nuk mund të korigjohet kjo sëmundje kaq e rëndë me atë që e shkaktoi. Epoka e tij ka mbaruar, opozita nuk ka për ti dhënë edhe njëherë dorën që ai të bëjë atë që ka bërë gjithnjë që kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Së pari ai duhet të largohet për ti hapur rrugë një platforme të re politike që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të barabarta. Ne që nesër do të prezantojmë platformën opozitare për funksionimin dhe punën e qeverisë tranzitore”, tha ndër të tjera ish-deputeti demokrat.

Spaho foli edhe për planin që ka opozita sa i përket bashkëpunimit me aktorët e tjerë politik, mediat dhe të shoqërisë civile për t’u konsultuar që të krijohet një platformë sipas tij sa më e plotë. “Kur të arrihet tek pika e dialogut  me Partinë Socialiste, aktorët e tjerë politik, mediatik dhe të shoqërisë civile, do të konsultohet edhe më tej përmbajtja e kësaj platforme dhe strategjie se si do të vihet në zbatim”.

Spaho ripërsëriti deklaratën që prej muajsh është bërë nga aktorë të ndryshëm opozitar se në zgjedhje nuk do të shkohet pa opozitën, duke paralajmëruar se ato do të pengohen me çdo mjet.

“Zgjedhje me 30 Qershor nuk do të ketë, së pari nuk mund të ketë zgjedhje farsë dhe e dyta nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Opozita jemi ne dhe ai nuk mund të shkojë as me deputetë që kanë devijuar nga vvendimmarrja politike as me partitë e reja që ka krijuar. Ne do të veprojmë me të gjitha mënyrat dhe forcat që të mos i lejojmë këto zgjedhje farsë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: aksioni i opozitesedmond spaho
Pas

“Ky vit do të jetë akoma më i keq për ty…”, Tayna bëhet “agresive”. Mos vallë kërcënoi hapur Melindën?

Para

“Tryezë dialogu me Edi Ramën?”, reagon Bardhi: Nuk tërhiqemi nga kauza jonë, këto janë lajme tymnajë

Para
Reforma në Drejtësi, reagon PD: Ligji për Shkollën e Magjistraturës është provë e qartë, sesi po kthehemi tek institucionet e kalbura

"Tryezë dialogu me Edi Ramën?", reagon Bardhi: Nuk tërhiqemi nga kauza jonë, këto janë lajme tymnajë

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.