Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në një lidhje telefonike për Fax News, ka komentuar protestën e banorëve të Astirit dhe ankesat që ka marrë ky institucion nga ata. Ballanca tha se institucioni që ajo drejton nuk mund të zbulojë nëse ka apo jo shkelje vetëm duke marrë informacion nga mediat, por duke qenë në terren.
Avokati i Popullit, për Ballancën ka si detyrë kryesore bërjen e raporteve për rastet ku mendohet se ka shkelje flagrance të së drejtave të njeriut.
Ballanca tha se rasti i banorëve të Astirit është i njëjtjë me atë të Shkodrës, dhe se ka marrë 8 ankesa të cilat po i shqyrton.
“Jemi njohur me rastin në fjalë më vjen shumë keq që Avokati i Popullit nuk kanë qenë prezent aty. Si për të parë nëse prostesta ishte apo jo miqësore. Sigurisht do doja të kisha një shkop magjik të rregulloja çdo gjë që më duket e padrejtë. Sepse vendimin e merr gjykata.
Por ne si institucion japim rekomandimet sa herë që cënohet e drejta e banorëve. Për rastin e banorëve të Astirit ka procedurat e tyre. Duhet ta kuptoni edhe vetë që ne duhet të ndjekim procedurat ligjore. Ne kemi nisur verifikim e rastit për të kuptuar ligjshmërinë e veprimeve të Bashkisë dhe ministrisë së Infrastrukturës. Është e vetmja mënyrë për të realizuar interesin shetëror. Nuk kemi arritur në konkluzionin e qytetarëve që duhet të dëmshpërblehen, por kemi marrë 8 ankesa të qytetarëve.
Për të gjithë fenomenin që prek të drejtave të njeriut, do të verifikojmë nëse i gjithë rasti ka pasur apo jo shkelje të së drejtave të njeriut. Nga ana tjetër nëse marrim informacion nga mediat nuk e zbulojmë dot nëse ka apo jo shkelje të të drejtave të njeriut. Rasti i banorëve të Shkodrës, është i njëjtë me këtë rast.
Sa është masa e dëmshpërblimit që duhet të marrin, janë një sërë problematikash. Institucioni i Avokatit të Popullit më të madhin ka bërjen e raporteve për Kuvendin e Shqipërisë dhe ne e kemi bërë këtë gjë. Unë e kuptoj që ky ligj nuk i përgjigjet kërkesave të sotme. Të themi në një farë mënyrë për të kënaqur apo jo apo për të trajtuar problematikën e qytetarëve”, u shpreh Erinda Ballanca.
(J.D/Faxweb.al)