Lëvizja e automjeteve në Kapshticë ka pasur vonesa si pasojë e ndërprerjes së punës nga ana e punonjësve të palës greke. Ndërprerja e punës ka ardhur si rezultat i protestave të fermerëve grekë, të cilët kishin paralajmëruar edhe më parë bllokimin e pikës së kalimit kufitar
Fillimisht dogana greke njoftoi se për shkak të protestave do të ishte jashtë shërbimit përgjatë orarit 11:00-14:00, megjithatë sipas raportimeve nga vendngjarja, nuk ka ndodhur kështu.
Puna shtë ndërprerë në disa momente të caktuara dhe në momente të tjera ka vijuar normalisht. Sipas raportimeve, që prej orës 13:00, në kufirin shqiptaro grek ka pasur ndërprerje të njëpasnjëshme të punës të cilat kanë zgjatur deri në 30 minuta.
Me traktorë nga gjithë fshatrat përreth ata kanë bllokuar pikën kufitare për të protestuar. Kërkesa kryesore e fermerëve në këtë pikë doganore është arritja e vendosjes së një date për të takuar përfaqësuesit e tyre me kryeministrin Tsipras me qëllim negocimin për kërkesat kryesore të tyre, si: sistemi fiskal i tatimeve, sigurimet sociale dhe kostoja e prodhimit të produkteve bujqësore. (D.D/Shuplaka)