Ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale ka komentuar dhe protestat antiqeveritare në Rumani ku janë plagosur të paktën deri tani 450 persona.
Berisha shkruan se shembulli i Rumanisë duhet të shërbejë dhe për shqiptarët në mënyrë që të ngrihen në një revolucion popullor.
postimi i plotë:
Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!
Te dashur miq, Prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.
Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullore, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi. Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madhe te historise tone. Fitore!
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post